Tifozët e Partizanit nuk i kursejnë thumbat ndaj atyre të Tiranës:  Ishte koha kur nuk kishte nevojë për karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 15:03

Tifozët e Partizanit nuk i kursejnë thumbat ndaj atyre të Tiranës:  Ishte koha kur nuk kishte nevojë për karantinë

Futbolli në Shqipëri si në shumë vende të tjera është pezulluar, por përsëri thumbat mes tifozëve nuk mungojnë.ultras guerrils

Tirana u kthye këtë vit te fitorja ndaj Partizanit në derbi, pas një periudhe të gjatë që nuk njihnin fitore. Kaq mjaftoi që tifozët bardheblu të nisin talljet me rivalët e tyre, sidomos pas fitores 5-1 në derbin e fundit.

Por, nuk ka munguar as përgjigjja e tifozëve të kuq. Në faqen e tyre, “Guerrils” ka postuar një foto nga titulli i Partizanit sezonin e kaluar, foto të cilën e shoqërojnë me shkrimin: “Ishte koha kur nuk kishte nevojë për karantinë që dikush të mbyllej në shtëpi.”

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"