“Tifozët e Partizanit duhet të më falin, por bëra tifo për Tiranën”

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 30, 2016 | 14:57

Kastrioti Kategoria e pare Kryesore, Superiore Lajme Flash LAJMI KRYESOR Lushnja Partizani Skenderbeu Terbuni Teuta Tirana

“Tifozët e Partizanit duhet të më falin, por bëra tifo për Tiranën”

Gazeta “Panorama Sport” publikon në rubrikën e saj ‘Blobi i Javës’ deklaratat më pikante të javës së kaluar.

13010778_497848020409599_5020018413600511284_n
Deklaratat e forta dhe batutat janë përzgjedhur nga protagonistët e futbollit në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Blendi Nallbani, ishportier: “Po e them me 1 miliard%, nëse Partizani fiton në Kukës dhe Skënderbeu mund Tiranën, ndeshjet do të ishin të lëna”. Kjo deklaratë e “Tatës” ka ardhur një ditë para kryendeshjeve të javës së 31-të, ndërsa si për koincidencë dy ekipet që udhëheqin tabelën e klasifikimit fituan. Më pas Nallbani mbajti këtë qëndrim. “Të them të drejtën, Tirana më pëlqeu shumë kundër Skënderbeut. Edhe Partizani fitoi me meritë”.

Andrea Agostineli, trajner i Partizanit: “Ishte e rrezikshme, por tifozët e Partizanit duhet të më falin. Në ndeshjen Tirana-Skënderbeu bëra tifo për Tiranën”.

Xhevahir Sukaj, sulmues i Partizanit: “Para se të shënoja ndaj Kukësit, i thashë Bathës se, nëse nuk e dërgoja topin në rrjetë këtë herë, nuk do të merrja më përsipër të gjuaja goditjet e dënimit. Çdo herë që gjuaja, topi përplasej në murin mbrojtës”.

Tefik Osmani, mbrojtës i Skënderbeut: “Se harrova. Jemi ne, pastaj ju. Do të shihemi shumë shpejt në Korçë”. Kështu thumbonte rivalët mbrojtësi në “Facebook”, teksa postonte një foto ku dukej renditja përfundimtare pas javës së 31-të, me Skënderbeun në krye dy pikë para Partizanit.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: “Tifozët na paragjykuan edhe kur fituam me Sportingun. Sa herë ka llogari në mes, ndodh ndonjë befasi. Llogaritë nuk po i dalin Barcelonës, e jo më të na dalin neve”.

Ylli Shehu, ish-sulmues i Partizanit: “Korçarët kanë aleatë dhe ndihen më të fuqishëm në këtë garë ndaj Partizanit. U bë disa vite që janë një ekip i përkëdhelur dhe janë mbajtur si me kimet në vitet e para”.

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit: “Dihet që Gjika (ish-kryebashkiaku i Vlorës) është specialist dhe opinionist futbolli, por nëse i dhimbset ekipi, të paguajë Rajoviçin (ishlojtar i Flamurtarit)”.

Armand Duka, president i FSHF-së: “Nëse fitojmë Europianin, do të kthehesha edhe me biçikletë nga Franca. Megjithatë, me këtë fizik që kam, zor se e përballoj”.

Viktor Gjoni, trajner i Tërbunit: “Të shtunën stadiumi i Pukës ishte në rregull, pasi nuk ra shi. Nuk e di pse FSHF-ja na e çoi ndeshjen të hënën”.

Ilir Gjyla, trajner i Besës: “Erdhëm për të luajtur futboll, më bëhet qejfi që fitoi Kruja, sepse ikim të qetë në shtëpi!”. Deklarata e çuditshme e trajnerit lushnjar pas ndeshjes ndaj Kastriotit.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com