“Tifozët e Partizanit duan të shikojnë lojtarët e Tiranës te ekipi i tyre”, Hoxhallari: Rivali i vetëm që kemi për titull është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:21

“Tifozët e Partizanit duan të shikojnë lojtarët e Tiranës te ekipi i tyre”, Hoxhallari: Rivali i vetëm që kemi për titull është…

Erjon Hoxhallari është shprehur se është vetë Tirana që mund të rivalizojë bardheblutë për titull në këtë moment dhe nuk duhet të mendohet për diferencën e 9 pikëve me rivalët.erion hoxhallari

Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, mbrojtësi i majtë është shprehur se tifozët e Partizanit duan t’i shohin lojtarët e Tiranës te ekipi i tyre.

“Për rifillimin e kampionatit do të kemi mangësi dhe do kemi probleme si fillim, por shpresoj të kapi ritmin që kishim para pezullimit. Vërtete jemi të shkëputur 9 pikë, por nuk janë shumë. Me gjendjen që kanë të gjitha ekipet, do jetë shumë e vështirë dhe nuk është njësoj si të ishim 9 pikë në formën që ishim dhe tani. Tani sikur jemi të gjithë me pikë të barabarta.

Për momentin jam shumë i fokusuar dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Tifozët e Partizanit i duan të gjithë lojtarët e Tiranës te ekipi i tyre, por unë tani mendoj vetëm për bardheblutë tani. Të arrijmë titullin dhe më pas të mendojmë për titullin.

Ekipi i vetëm që mund ët na rrezikojë jemi vetëm ne. Nëse shprehemi si nga dhjetori deri në mars, nuk mund të na rivalizojë njeri.”, u shpreh Hoxhallari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"