Tifozët e Partizanit ankohen për biletat, shkodranët batuta dhe ironi me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 20:22

Tifozët e Partizanit ankohen për biletat, shkodranët batuta dhe ironi me të kuqtë

Një orë para fillimit të ndeshjes (Vllaznia – Partizani 1-1), fusha sportive “Reshit Rusi” ka qenë e mbuluar me ujë. Kjo ka bërë që të vihet në diskutim edhe zhvillimi i takimit.

12687971_473665972827804_1031203532175890399_nPor pushimi i reshjeve dhe pastrimi i fushës nga ana e punëtorëve bëri që terreni të ishte në gjendje optimale për fillimin e ndeshjes.

-Të paktë kanë qenë tifozët shkodranë që e kanë ndjekur nga afër takimin. Kushtet atmosferike para fillimit të sfidës kanë ndikuar edhe në mungesën e tifozërisë në shkallët e stadiumit. Mbipopullim ka pasur vetën tribuna VIP, ku, përveç drejtuesve të dy skuadrave, të shumtë ishin edhe ish-futbollistët shkodranë. Nuk kanë munguar në këtë përballje tifozët e Partizanit, të cilët sfiduan kushtet atmosferike duke udhëtuar drejt Shkodrës si dhe duke e mbështetur ekipin. Tifozët e kuq janë ankuar për çmimin e biletave, pasi 400 lekë të rinj nuk ishte normale, pasi ndiheshin si në kafaz.

-Sulmuesi shkodran i të kuqve, Xhevahir Sukaj, i pezulluar për këtë takim, ka qenë i dyzuar në tifon e tij. Ai ka qëndruar pranë drejtuesve të Partizanit, ngjitur me dyshen e njohur të kuqebluve ndër vite, Vioresin Sinani dhe e Suad Lici. Ai madje ka diskutuar me ata edhe për incidentin që ngjau mes lojtarëve në fund të pjesës së parë.

– Gazetarët e shumtë që kanë ndjekur nga afër takimin, duke parë atmosferën në shkallët e stadiumit, me ironi kanë pyetur: “Mos Vllaznia është dënuar të luajë pa tifozë ndaj Partizanit?”.

-Batutat e tifozëve shkodranë kanë qenë nga më të ndryshmet karshi miqve. “Partizani në luftë po shkonte, ka marrë pushkën me një dorë”, kështu u kanë kënduar shkodranët lojtarëve të kuq pas përfundimit të takimit. Madje, ata nuk kanë kursyer edhe ironi të tjera në drejtim të stafit mik dhe gjyqtarëve, por nga këto spikati: “Partizani as në drejtimin e Metës nuk arrin të fitojë e jo më me atë të Agostinelit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"