Tifozët e Napolit nuk e “kapërdijnë” dot kalimin e Sarrit te Juventusi, shikoni çfarë bëjnë sot para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 26, 2020 | 12:13


Tifozët e Napolit nuk e “kapërdijnë” dot kalimin e Sarrit te Juventusi, shikoni çfarë bëjnë sot para ndeshjes

Juventusi do të luajë në transfertë me Napolin ditën e sotme, në atë që pritet të krijojë një atmosferë me të vërtetë të nxehtë.Serie A - Juventus v Napoli

Pikërisht kjo atmosferë, jo vetëm për rivalitetin mes dy ekipeve, por edhe për kthimin e Sarrin në stadiumin ku e donin aq shumë.

Menjëherë pasi tenkiku italian kaloi te Juventusi në verë, tifozët e Napolit e quajtën atë si një tradhti të cilën duket se nuk e kanë kapërdirë ende. 101930383-7d47d45e-9a79-4f8d-a52e-082c94f496a9

Në prag të ndeshjes me bardhezinjtë dhe kundër Sarrit, ku pikërisht për këtë të fundit tifozët e Napolit kanë shpalosur një banderolë urrejtje ndaj tij. “Gungaç bastard! Ke thënë shumë gjëra e pastaj ule pantallonat”, shkruhet në baderolën e tifozëve.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com