Tifozët e Milanit në ankth, Tiago Silva tregon se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 19:22

Tifozët e Milanit në ankth, Tiago Silva tregon se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Futbollisti veteran i PSG-së Tiago Silva dha mesazhin e qartë se pas këtij sezoni nuk do të kthehet në Brazil, por do të vazhdojë të luajë ende në Europë.
tiago silva
Pasi klubi francez nuk pranoi t’i rinovonte kontratën, Silva iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në “Instagram” se do të luajë ende në “kontinentin e vjetër”.

“Të gjithë e dinë dashurinë time që kam për Fluminensen. Kam një respekt të përjetshëm për ta, por kam ende për të arritur objektiva në Europë dhe shpresoj t’i realizoj sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh 35-vjeçari.

Ish-trajneri i tij Karlo Ançeloti dëshiron të bashkohet me qendërmbrojtësin brazilian te Evertoni, por në Itali Milani pret që ish-lojtari i tij të vishet sërish kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"