Tifozët e Leisterit kërkojnë ta bëjnë “të pavdekshëm” Ranierin, ja propozimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 12:43

Tifozët e Leisterit kërkojnë ta bëjnë “të pavdekshëm” Ranierin, ja propozimi

Kur thuhet “monumentale”, arritja e Leiçesterit të Klaudio Ranierit hyn pa dyshim në këtë kategori. Suksesi në Premier Ligë gjatë 2015-’16 do të mbetet gjithnjë në histori, por jo vetëm.

Vardi - Ranieri

Editorialisti i fanzonës së “Leicester Mercury” ka propozuar për ta bërë të pavdekshëm në bronz trajnerin italian që shkroi një përrallë me “Dhelprat” në “King Power Stadium”. Banderolat, flamujt, muralet dhe deri te një kor special i dedikuar notave të “Volare” janë disa prej metodave, me të cilat është nderuar trajneri roman nga ish-tifozët e tij që tani e presin në stadium. Sa keq që klubi nuk ndan të njëjtin qëndrim. “Askush nuk më fton. Do të më pëlqente t’i ritakoja të gjithë, por nuk e vendos unë”, u shpreh së fundmi Ranieri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"