Tifozët e Lacios i dalin kundër Tares dhe Lotitos: Premtime të rreme, keni bërë një lëmsh të vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 11:33

Tifozët e Lacios i dalin kundër Tares dhe Lotitos: Premtime të rreme, keni bërë një lëmsh të vërtetë

Tifozët e Lacios nuk janë aspak të kënaqur nga merkato që po bën skuadra e tyre, duke mos plotësuar pritshmëritë e tifozëve.

tare-e-lotito

Pikërisht këta të fundit, janë të irrituar nga ajo që po bëjnë drejtuesit, duke thënë se kanë bërë një lëmsh të vërtetë. “ Premtime të rreme dhe mediokritet.

Merkato që keni bërë është një lëmsh i vërtetë”, shkruhet në një banderolë të vendosur nga tifozët e Lacios në rrugët e qytetit.

lacio tifozet

Një situatë aspak e mirë te bardhekaltrit, teksa trajnerit Inzagi nuk i është plotësuar asnjë nga kërkesat në merkato, ndonëse ai ia doli të kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampioneve për këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"