Tifozët e Kukësit “thumbojnë” korçarët: Luajmë në Champions për turpin e të tjerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 10:03

Tifozët e Kukësit “thumbojnë” korçarët: Luajmë në Champions për turpin e të tjerëve

Tifogrupi i Kukësit, “Mërgata”, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa bëjnë ftesë për pjesëmarrje masive në stadium të mërkurën, ora 19:00, nuk ngurrojnë të thumbojnë Skënderbeun.

kukesi

“Ekipi ynë nuk ishte më i miri e as mes më të mirëve nuk ishte, që vit pas viti priste falimentin, ku për tribunë vip ishin dy gurë e një dërrasë mbi to e për tifozë kodrina përballë e mbas porte. Ku futbollisti i mirë ishte luks kalimtar dhe fitorja ishte ngritje trofeu. Por tribunat ishin gjithmonë plot, dhe asgjë nuk e pengonte kurrsesi që në mendjet e futbollistëve të rrugicave dhe lagjeve, fëmijëve të atij qyteti e më tej, të bluhej ëndrra aq e pakapshme për atë kohë:

Kukësi në Ligën e Kampionëve. Për të dytin vit radhazi, e kjo jo për fajin tonë, po për turpin e të tjerëve, përfaqësojmë Shqipërinë në kompeticionin elitë të kontinentit europian. Tifozët të na bashkohen në sektorin C5 të stadiumit. Të luftojmë së bashku e më germa të arta ta shkruajmë historinë!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"