Tifozët e klubit të tij nuk e duan se e shohin si milanist, Interi bën gati firmën në fundjavë me mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 21:44

Tifozët e klubit të tij nuk e duan se e shohin si milanist, Interi bën gati firmën në fundjavë me mbrojtësin

Interi vazhdon të kërkojë një mbrojtës për të zëvendësuar Andrea Ranokian e larguar dhe zgjedhja që kanë bërë drejtuesit zikaltër, ndoshta nuk do të kënaqë shumë tifozë të klubit. “Il Messaggero” bën të ditur se zikaltrit janë shumë pranë akordit me Françesko Açerbin, i cili jeton si “i ndarë në shtëpi” te Lacio.

ACERBI

Që nga ndeshja e famshme e sezonit të kaluar kur Açerbi u filmua duke qeshur pasi ekipi i tij pësoi gol në minutat e fundit ndaj Milanit, për tifozët e Lacios nuk ka kthim mbrapa. Ata kanë kërkuar me çdo kusht largimin e mbrojtësit duke e akuzuar se është një tifoz milanist dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe gjatë fazës përgatitore,

Kjo praktikisht ka detyruar Lacion të nxjerrë jashtë planeve futbollistin dhe po kërkon në çdo mënyrë një sistemim për të. Mediat italiane insistojnë se akordi me Interin është shumë pranë finalizimit me Açerbin i cili do t’i bashkohet që në këtë fundjavë zikaltërve me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"