Tifozët e Juventusit nuk besojnë te titulli, kërkohet rikthimi i Alegrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:33

Tifozët e Juventusit nuk besojnë te titulli, kërkohet rikthimi i Alegrit

Uebsajte të ndryshme dhe gazetarë që kanë rrjetet e tyre sociale kanë nisur të bëjnë sondazhe në orët e fundit, duke parë edhe humbjen e Juventusit me Interin.

alegri

“TuttoJuve”, uebsajti i profilizuar vetëm te lajmet për skuadrën bardhezi, përfundimi i sondazhit ka parë 58 për qind të votuesve që të mos besojnë te mbrojtja e fronit në Itali, ndërsa në adresën e gazetarit Masimo Pavan kanë qenë 60 për qind që nuk besonin më.

Justifikimi ishte ai që është analizuar gjatë gjithë këtyre ditëve, pikësëpari mungesa e futbollistëve të denjë në mesfushë, por edhe zgjedhja e një trajneri pa eksperiencë si Andrea Pirlo ndikonte sipas tifozëve. Madje, në argumentet për trajnerin, ishin të shumtë ata që kërkonin rikthimin në stol të Maks Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"