Tifozët e Interit fillojnë të ëndërrojnë. Stiven Zhang futet në skenë, takon menaxherin e Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 22:32

Tifozët e Interit fillojnë të ëndërrojnë. Stiven Zhang futet në skenë, takon menaxherin e Mesit

Edhe në Spanjë kanë nisur të kenë frikë nga një sulm i mundshëm i “Suning” për Lionel Mesin. Për momentin lidhur me situatën nuk ka asgjë të re në horizont: argjentinasi po stërvitet në prag të rikthimit të Champions-it ku do të përballet me Napolin, por fakti që në Barcelonë po nis të konsiderohet një e ardhme e re për “Pleshtin” është një pikënisje e rëndësishme për Interin.

mesi inter

Të shtunën e përditshmja sportive “Marca” i ka kërkuar kujdes Barçës, duke analizuar shifrat e mahnitshme të “Suning”. Utopia Mesizikaltër vlen së paku 260 milionë euro për t’u vendosur në tavolinë, një akord i jashtëzakonshëm që grupi i Zhang Jindong, pronar i klubit nga viti 2016, ka forcën për të realizuar. Diçka jo e vogël, që mund të bëjnë të ëndërrojnë tifozët interistë. Nëse “Suning” do të vendoste të zbriste në fushë me një maksiinvestim, pra nuk do të ishte një problem parash.

Familja Zhang ka investuar tek Interi rreth 700 milionë euro nga viti 2016 dhe përpara mundësisë së transferimit të Mesit nuk është momenti për t’u ndalur. Leo zikaltër do të ishte një spot madhështor për “Suning”, që falë popullaritetit të numrit 10 do të dallohej në merkaton europiane. Mes futbollit dhe biznesit, bashkimi Zhang plus Mesi do të ishte vërtet shpërthyes. Vetë Stiven Zhang, presidenti i Interit, ka kërkuar informacione mbi Mesin si përmes përfaqësuesve të tij po ashtu edhe me Bartomeun, kreun e Barçës, shumë kohë më përpara se thashethemi i merkatos të niste të qarkullonte kohët e fundit.

steven-zhang-24-luglio

ZGJEDHJA E LEOS – Ndërkohë, do të nevojitej edhe miratimi i gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” për t’u larguar nga Barcelona, klubi ku luan që 13 vjeç (prej 20 vitesh). Kontrata e Leos skadon në 2021- shin. Për momentin, përtej shkëndijave të muajve të fundit me presidentin Bartomeu, “Pleshti” nuk ka manifestuar dëshirën për t’u larguar nga Katalonja. Por, nëse do të ndodhte, Interi dhe “Suning” do të ishin gati ta pranonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"