Tifozët e Hajdukut sulmojnë lojtarët e ekipit të tyre, ndërhyn edhe futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 14:10

Tifozët e Hajdukut sulmojnë lojtarët e ekipit të tyre, ndërhyn edhe futbollisti shqiptar

Ditën e djeshme, në ndeshjen Hajduk Split-Dinamo Zagreb, e përfunduar me rezultatin 1-2 për miqtë , ka ndodhur një incident. Tifozët e skuadrës vendase të Hajdukut, pas ndeshjes kanë sulmuar ekipin e vet dhe futbollistët. Ata kanë kryer një përleshje fizike.

memolla

Në fillim tifozët e kishin me lojtarin Said Ahmed, por pasi ndërhynë dhe shokët ekipit, situata përshkallëzoi. Mes tyre ishte edhe futbollisti i kombëtares sonë, Hysen Memolla. Klubi i Hajdukut dënoi aktin dhe i bëri thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin. Memolla nuk u aktivizua këtë ndeshje dhe nuk ishte as në stol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"