Tifozët e gjysmës së Superiores bëhen bashkë, nismë kundër arbitrave: T’i caktojë UEFA dhe FIFA!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 16:37

Tifozët e gjysmës së Superiores bëhen bashkë, nismë kundër arbitrave: T’i caktojë UEFA dhe FIFA!

Klubi i Luftëtarit, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka shprehur mbështetjen e një nisme të disa tifozëve të Partizanit, Flamurtarit, Vllaznisë, Lushnjës dhe Luftëtarit.

fifa uefa

Tifozët kërkojnë nga Federata Shqiptare e Futbollit shkarkimin e të gjithë personave përgjegjës në sektorin e arbitrimit, si dhe për dy vitet e ardhshme dizenjimi i arbitrave të bëhet nga të dërguar të UEFA-s dhe FIFA-s, me kosto të mbuluara nga vetë klubet. Tifozët kërkojnë që kësaj nisme t’i bashkohen edhe tifozët e skuadrave të tjera.

Postimi i Luftëtarit

“KLUBI LUFTETARI BASHKOHET ME KETA TIFOZE NE PROTESTEN SHEMBULLORE ME CDO KOSTO QE MUND TE KETE FUNDJA FUTBOLLO PER TIFOZET LUHET

LETER E HAPUR

Fifa Uefa

Fshf

Partizani Flamurtari Vllaznia Lushnja Luftetari

Ne tifozet e stadiumeve Shqiptare drejtohemi klubeve tona perkatesisht Partizani Flamurtari Lushnja Vllaznia Luftetari dhe presim dhe solidarizimin e tifozeve te klubeve te tjera nese ata e mendojne te arsyeshme .Klubeve tona si antare te federates me te drejta te barabarta kane patur mundesine per te vene ne dukje se niveli i gjykimit nga arbitrat dhe organe te ndryshme vendimarrese ka qene jo profesional mbi te gjitha dhe askush nuk i ka marre parasysh keto ankesa .Atehere ne si tifoz kemi vendosur te bashkojme forcat dhe kerkojme nga klubet tona te bejne te njejten gje . Ne faqet e klubeve ti behet nje kerkese publike Federates Shqiptare te Futbollit per here te fundit dhe me pas nese ajo nuk reagon ti drejtohet nje leter e hapur Ufea dhe Fifa per te nderhyre fillimisht ne kete pike .

1 Largimi perfundimtar ketyre personave te punesuar nga Fshf pergjegjes per arbitrimin dhe sipas mendimit tone te deshtuar totalisht ne organizim duke patur arbitrim poshte nivelit te futbollit tone i cili ka perparuar . Braja .Kastrati. Mali .Pjetrushi .Kothere .Pregja

2 Te kerkohet nga Uefa dhe Fifa analize e arbitrave Fifa te cilet kur arbitrojne ne Shqiperi perfaqesojne dhe keto organe dhe i kane denigruar jashtemase ato me vendimarrjet e tyre te na ndihmoje per te shpetuar arbitrimin e vendit tone nga nje shkatrrim i sigurt per kete

TE DERGOHEN KATER DREJTUES TE HUAJ NGA UEFA DHE FIFA TE PAGUHEN NGA KLUBET SHQIPTARE PER DY VJET KETA PERSONA TE BEJNE PUNEN E DIZENJATORIT DHE VLERSIMIT TE ARBITRAVE FILLIMISHT TE SUPERLIGES .

SHPRESOJME QE KLUBET TONA DHE NE TE GJITHE BASHKE TE NA PRANOHET KERKESA DHE TE REALIZOHET NJE NDRYSHIM THELBESOR I CILI DO TE FRENOJE LARGIMIN TONE NGA SHKALLET E STADIUMEVE NE MENYRE ARROGANTE . NE TE KUNDERT NE DO TI PERGJIGJEMI ARROGANCES ME ARMEN E CDO TIFOZI NE BOTE DHUNE DHE SHKATRRIM NDESHJESH NUK DO TE LEJOJME TE NA VIDHNI FUTBOLLIN AI ESHTE I JONI DHE NE JEMI TE BASHKUAR .”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"