Tifozët e Fejnord dhunuan brutalisht shqiptarin, policia jep detajet: Ishin në gjendje të dehur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 21:27

Tifozët e Fejnord dhunuan brutalisht shqiptarin, policia jep detajet: Ishin në gjendje të dehur

Policia e Tiranës ka bërë të ditur detajet rreth ngjarjes së rëndë në pasditen e sotme, ku një grup tifozësh holandezë dhunuan një tifoz shqiptar, i cili përfundoi në spital.

sdfsdfsdff

“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarje”, shkruhet në njoftimin e policisë.

PANORAMASPORT.AL.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"