Tifozët e Dortmundit janë shumë të zhurmshëm për të, sulmuesi i Lajpcigut nuk grumbullohet me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 17:26

Tifozët e Dortmundit janë shumë të zhurmshëm për të, sulmuesi i Lajpcigut nuk grumbullohet me ekipin

Timo Verner nuk është grumbulluar me skuadrën e Lajpcigut, për transfertën e Dortmundit këtë fundjavë. Arsyeja mund të duket qesharake, por në fakt është e vërtetë.

verner

Gazeta gjermane “Bild” shpjegon se sulmuesi gjerman do të mungojë prej “Murit të Verdhë”, siç njihet ndryshe edhe pjesa më e nxehtë e tifozëve të Borusias së Dortmundit. Ata cilësohen si shumë të zhurmshëm, dhe sulmuesi 21-vjeçar vuan sa herë ka zhurma të tilla gjatë ndeshjes.

Edhe me Beshiktashin në Ligën e Kampioneve, sulmuesi u hodh titullar në fushë, por u zëvendësua vetëm pas 30 minutash lojë pasi i cilësoi tifozët e Beshiktashit si shumë të zhurmshëm. Ai tha se ajo ishte arena më e zhurmshme ku kishte luajtur ndonjëherë. Një situatë e çuditshme kjo për Verner, që tashmë po kërkon një zgjidhje nga mjekët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"