Tifozët e Dinamos kanë filluar të ëndërrojnë, presidenti Pontreli shfaqet me Ilir Metën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 14:54

Tifozët e Dinamos kanë filluar të ëndërrojnë, presidenti Pontreli shfaqet me Ilir Metën

“Dinamo ka një tifoz special”. Kështu shkruan presidenti dinamovit, Marko Pontreli i cili poston në profilin e tij zyrtar një foto me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

PONTRELI DHE ILIR META

Pontreli dhe Meta shfaqen krahë njëri-tjetrit, teksa pozojnë me një bkluzë të Dinamos, skuadër që ka bërë historinë në futbollin shqiptar.

Pavarësisht vështirësive të mëdha, së fundmi te Dinamo ëshët shtuar optimizmi për ringritjen e skuadrës në nivele të larta, aty ku tifozët janë mësuar ta shikojnë. Optimizmi është rritur më shumë, kjo për shkak të investimeve që po bëjnë drejtuesit e ri në klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"