Tifozët duan ndeshje, Tomori përgatitet për miqësore në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 23:32

Tifozët duan ndeshje, Tomori përgatitet për miqësore në fundjavë

Mungesa e një miqësoreje fundjavën e kaluar e ka shtuar interesimin e sportdashësve beratas, të cilët e presin një të tillë këtë fundjavë. Ata mezi presin ta shohin skuadrën në fushë, ndërkohë që një ndeshje testuese do të ndihmonte edhe stafin për të bërë bilancin e punës dyjavore me futbollistët.
Tomori-Partizani
Tifozët, në fakt nuk mungojnë as në seancat stërvitore, por syri i tyre kënaqet më shumë në një ndeshje, qoftë kjo edhe miqësore. Dëshira e tyre mund të plotësohet nga drejtuesit e Tomorit, të cilët janë vënë në lëvizje për të gjetur një kundërshtar për të shtunën.

Po të kemi parasysh edhe faktin se javën e parë të kampionatit Tomori do të jetë pushim, sipas kalendarit, atëherë zhvillimi i një miqësoreje në fundjavë është domosdoshmëri.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"