Tifozët dhe Policia shqiptare “shkërmoqin” francezët, dy miqësore në prag të ndeshjes së nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 21:05

Tifozët dhe Policia shqiptare “shkërmoqin” francezët, dy miqësore në prag të ndeshjes së nesërme

Shqipëria luan nesër ndeshjen e fundit zyrtare në grup ndaj Francës, por ndeshjet miqësore nuk mungojnë jashtë profilit zyrtar.

tifozat ndeshja me francen

Mbrëmjen e sotme, një përfaqësi e “Tifozat Kuq e Zi”, u ndeshën me disa tifozë francezë të ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen ditën e nesërme. Sfida miqësore mes tifozëve përfundoi me fitoren 2-0 të shqiptarëve.

Ndërkohë, një takim miqësor u zhvillua edhe paraditën e sotme në fushën e “Selman Stërmasit”. Ishte Policia e Shtetit Shqiptar, që fitoi me shifrat e thella 5-2, ndaj homologëve të tyre francezë.

policia shqiptare franceze

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"