Tifozët çmenden për Asllanin, mesfushorit i mjaftojnë 20 minuta për të qenë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 17:23

Tifozët çmenden për Asllanin, mesfushorit i mjaftojnë 20 minuta për të qenë…

Kristjan Asllani nuk u nis titullar në ndeshjen e së shtunës, por 20 minutat në fushë i kanë mjaftuar elbasanasit për të treguar se ka shumë më shumë për të dhënë.

asllani

Ndërkohë që Interi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës, gjatë së cilës mesfushori mund të niset titullar krah Barelës e Mikhitarianit për t’i dhënë pushim Çalhanoglusë në prag të derbit, në Milano ndihet akoma efekti i fitores me Kremonezen, për të cilët tifozët kanë zgjedhur të preferuarit e tyre.

Në votimet e kryera në sondazhin e hapur nga “Fcinternews”, pas Lautaro Martinezit që ishte njeriu, i cili ka vendosur sfidën, si më i preferuari i tifozëve është renditur Kristjan Asllani me 30.4% të votave, me tifozët që vlerësojnë ritmin që elbasanasi imponon në lojë dhe pasimet e tij të sakta. Grinta dhe dëshira për të bërë mirë e 20-vjeçarit kanë marrë duartrokitjet virtuale të tifozëve zikaltër, që mendojnë se Asllani duhet të gjejë më shumë hapësira në skuadrën e Inzagit, sidomos në ndeshjet e Kupës.

MESAZHI – Nga ana tjetër, në rrjetet sociale ka reaguar edhe vetë lojtari që la pas një javë të mbushur me emocione për të, e cila nisi që nga përballja me Empolin e së shkuarës e deri te fitorja me Kremonezen.

“Ishte një javë në të cilën kemi punuar shumë dhe që u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Tri pikë më shumë dhe tani mendjen te ndeshja e së martës”, ishte mesazhi i Asllanit, që ka kërkuar të karikojë të tijtë për sfidën e së martës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"