Tifozë pa fund, bashkia “zgjohet” për rregullimet në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 18:51

Tifozë pa fund, bashkia “zgjohet” për rregullimet në stadium

Kastrioti u mposht nga Skënderbeu në ndeshjen e dytë të kampionatit, e cila ishte ndeshja e parë në “shtëpinë” e re të krutanëve që këtë sezon do të jetë “Redi Maloku” i Fushë-Krujës. Interesi nga ana e tifozëve për ndeshjen ndaj korçarëve ishte i lartë, aq sa numri i tyre e kaloi edhe kapacitetin e impiantit, çka tregon se Kastrioti gëzon mbështetje të gjerë, jo vetëm në kur luan në Krujë, por edhe në qytete të tjera siç ishte rasti i së dielës.

kastrioti skenderbeyu

Ky interes i lartë ka vënë në lëvizje edhe Bashkinë e Krujës, e cila pritet të përshpejtojë nisjen e punimeve në stadiumin e Kastriotit në Krujë, i cili pavarësisht projektit, ende nuk kanë nisur punimet. Sa i takon skuadrës, ditën e djeshme stafi teknik ka zhvilluar seancë normale stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ndërsa pjesa që u aktivizua, u la pushim dhe sot pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe merkatos, e cila po shkon drejt fundit. Krutanët ende nuk kanë një portier të tretë, ndërkohë që edhe një sulmues cilësor është në planet e stafit teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"