Tifoz special, Klop bën “parashikuesin”: Kampion në Serinë A shikoj… Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 13:59

Tifoz special, Klop bën “parashikuesin”: Kampion në Serinë A shikoj… Lacion

Lacio ka një tifoz të veçantë në luftën për titullin: është trajneri kampion Europe dhe i botës me Liverpulin, Jyrgen Klop, i cili, i intervistuar nga “Rai Sport”, i është përgjigjur kështu pyetjes se cila skuadër fiton kampionatin italian: 

jurgen-klopp-believes-player-welfare-at-risk-with-length-of-summer-break

“Lacio”, ka komentuar trajneri gjerman, edhe përpara fitores 2-1 të bardhekaltërve dje kundër Interit. “Ka Lukas Leivën që ka qenë këtu në Liverpul dhe Imobilen, që e kam stërvitur te Borusia.

Sarri? E kam thënë: ka skuadrën më të pasur, janë favoritët e mi për Champions-in. Mjafton të shikosh çfarë kolektivi kanë, stolin…”. Ndërsa për Liverpulin: “Këtë vit rivali i madh është Atletiko e Madridit, përballemi me ta në gjysmëfinale”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"