Tifoz i Real Madridit dhe llafazan, Xhaka “vetëshpallet” më i miri në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 18:40

Tifoz i Real Madridit dhe llafazan, Xhaka “vetëshpallet” më i miri në Zvicër

Energjik, futbollist kurajoz dhe me shumë grintë në fushën e lojës, por edhe me batuta dhe humor që e karakterizon. Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë 90-sekondëshe për “Sport.ch”. Mesfushori i Bazelit i është përgjigjur një interviste të shpejtë nën kërcënimin e kohës, ku duhet të jepte sa më shumë përgjigje për preferencat e tij.

Tulant xhaka

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka zbuluar për frutat dhe lojërat që pëlqen, ushqimet që konsumon, si dhe për zhanrin e preferuar të filmave, apo edhe sportistin dhe golin më të bukur. Futbollisti kuqezi ka bërë përzgjedhjen e tij edhe në përballjen “El Clasico” dhe me batutë ka selektuar veten si futbollisti më i mirë i Superligës së Zvicrës.

Makina e parë?

Një “Audi”.

Real apo Barcelona?

Real.

Llafazan apo i heshtur?

Llafazan (qesh…)

Vezë të skuqura apo të ziera?

Të skuqura.

Vizita e fundit në kinema?

Dy javë më parë.

Vendi ideal për pushime?

Dubai.

Këngëtari i preferuar?

“50 Cent”.

Loja e preferuar?

“FIFA 2017”.

Aplikacioni i përzgjedhur?

WhatsApp.

Lojtari më i mirë i Superligës zvicerane?

Unë (qesh…)

Goli më i bukur?

Ai i vëllait (Granitit) kundër Mançester Junajtid.

Hera e fundit me kravatë?

Shumë kohë më parë.

Kë preferon, “Instagram”- in apo “Facebook”-un?

“Instagram”-in.

Komedi apo “thriller”?

Komedi.

Hera e fundit që keni ngrënë spageti?

Dje.

Fanella e parë e shkëmbyer?

Me Gigs.

Autografi i fundit i firmosur?

Para një jave.

Aktori më i mirë?

Ka shumë.

Sportisti më i mirë?

Meiuedhër.

Mollë apo portokall?

Mollë.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"