Tifoz i çmendur i Arsenalit, dhëndri nga Kosova martohet me fanellën e “topçinjve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2017 | 19:43

Tifoz i çmendur i Arsenalit, dhëndri nga Kosova martohet me fanellën e “topçinjve”

Një prej fansave më të zjarrtë të anglezëve të Arsenalit nga Kosova ka zbuluar reagimin e bashkëshortes së tij kur ai i ka thënë se dasma e tyre do të zhvillohej me fanellën e ekipit të tij të zemrës.

Dasma kosovare me fanellat e Arsenalit

Kaltrim Agushaj sëbashku me bashkëshorten e tij Edisona Agushaj, janë martuar këtë të shtunë ku pjesa më kulminante e celebrimit të tyre ishte veshja e fanellës së Arsenalit nga miqtë dhe të ftuarit, si simbol i dashurisë së tij të dytë.

Tifoz i Arsenalit

Madje ai ka thënë se: “Ishte një ide spontane e imja dhe miqve të mi të visheshim me fanellën e ekipit tonë të zemrës. Ka qenë një surprizë për të gjithë të ftuarit, por jam i lumtur pasi çdokush e priti mjaft mirë”.

Dasma me fanellat e Arsenalit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"