Video / Tierri Henri: Jam i lumtur kur shoh Shqipërinë të fitojë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 13:11

Video / Tierri Henri: Jam i lumtur kur shoh Shqipërinë të fitojë, por…

Menjëherë pas përfundimit të Euro 2016, ka shpërthyer debati nëse Kampionati Europian ka pasur rënie apo jo të nivelit të tij nga rritja në 24 e numrit të skuadrave pjesëmarrëse. Në diskutimin rreth kësaj çështjeje, në panelin e BBC, ish-sulmuesi i Francës, Tierri Henri ka marrë si shembull Shqipërinë.

_71737889_102298321

“Nëse lejon ekipin e tretë në grup të kalojë, atëherë skuadrat e dinë që nëse fitojnë vetëm një ndeshje, apo i barazojnë të trija, atëherë mund të kualifikohen. Ndaj skuadrat nuk sulmojnë.

Jam i lumtur të shoh skuadra që paraqiten mirë, si Shqipëria që fiton një ndeshje, Islanda që arriti atë që arriti. Por mendoj se ky rregull i ri vrau ndeshjet e fazës në grupe. Ky është mendimi im personal”, u shpreh Henri, i cili me Francën ka fituar një Kupë Bote dhe një Europian.

362351C500000578-0-image-a-68_1468191718536

Ashtu si francezi, edhe anglezët Rio Ferdinand dhe Alan Shirer argumentuan se falë rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse, niveli i turneut kishte pësuar rënie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"