Tierri Henri, asi francez që do sfidojë bashkëkombësit e tij nën mëngën e Belgjikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 22:28

Tierri Henri, asi francez që do sfidojë bashkëkombësit e tij nën mëngën e Belgjikës

Gjysmëfinalja e së martës mes Francës dhe Belgjikës nuk do të jetë thjesht një gjysmëfinale. Në të dyja kampet ka lojtarë që në një mënyrë apo në një tjetër kanë lidhje me ekipin që do të kenë përballë. Maruan Felaini dhe Romelu Lukaku do të sfidojnë Pol Pogbanë, teksa derbi do të luhet edhe mes N’Golo Kantesë dhe dyshes Hazard – Kurtua që janë të lojtarë të Çelsit.

tieri henri

Akoma edhe më shumë speciale sfida do të jetë për Tierri Henri. Ish-sulmuesi i Arsenalit është shpallur kampion bote me Francën në vitin 1998, ndërsa dy vjet më pas ka fituar edhe Kampionatin Europian. Me 51 gola me fanellën e “Gjelave”, Henri është sulmuesi që ka shënuar në kombëtare. Rekordet dhe arritjet të martën do të vendosen mënjanë, pasi Henri do të “jetë” në fushë me një tjetër fanellë, atë të kuqe, të Belgjikës. Kjo ndodh sepse trajneri Martinez e ka preferuar si asistent, ose më saktë, trajner të sulmuesve me Tierri Henri që jep këshilla për Lukakun dhe të tjerët e vijës së parë.

Ishte pikërisht ideja e francezit postimi i Lukakut në të majtë dhe De Brujne si 9 false ndaj Brazilit. Kjo strategji dhe të tjera mund të jenë duke u përgatitur, teksa Henri për herë të parë do të sfidojë Francën e tij. Se për kë do të bëjë tifo kjo nuk dihet, por zemra e ish-sulmuesit mund të gëzohet dhe njëkohësisht hidhërohet në çdo gol të gjysmëfinales…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"