Tiago Silva prish marrëdhëniet me PSG-në, braziliani me sytë nga Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 9:46

Tiago Silva prish marrëdhëniet me PSG-në, braziliani me sytë nga Seria A

Duket se ka një mosmarrëveshje ekzistuese midis Tiago Silvës dhe klubit francez të Paris Saint Germain. Mbrojtësi brazilian dhe klubi kampion i Francës nuk kanë arritur ende marrëveshje me njëri-tjetrin për të vazhduar kontratën.

tiago silva

Dhe sipas asaj që bën me dije “Le10Sport” 33-vjeçari mendohet që të shitet në merkaton e verës së ardhshme. Ndërkohë në emrat që kërkojnë shërbimet e Tiago Silvës përmendim Milanin, Juventusin, Napolin dhe Romën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"