Tiago një hap larg Liverpulit, Interi dhe Reali interesohen për lojtarin tjetër të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 16:47

Tiago një hap larg Liverpulit, Interi dhe Reali interesohen për lojtarin tjetër të Bajernit

Sipas mediave angleze, Tiago Alkantara është pothuajse një lojtar i Liverpulit. Mesfushori spanjoll duket se ka vendosur të largohet përfundimisht nga Mynihu për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë.Alkantara

Klop e do në skuadër pasi kërkon një mesfushor ideal për sezonin e ardhshëm. Karl Hainc Rumenige ishte i qartë kur tha se klubi do të respektonte vendimin e lojtarit. Ndërkohë me ankth pritet edhe e ardhmja e mbrojtësit David Alaba, austriaku nuk ka rinovuar ende dhe mund të largohet nga Bajerni.

Interi, Real Madrid dhe Mançester Siti kanë shfaqur interes për lojtarin dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe për të. Bajerni në krahun tjetër nuk do t’i thoshte jo një oferte të mirë për yllin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"