Tiago Mota i beson, Rei Manaj “ngroh” motorët për sfidën ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 12:02

Tiago Mota i beson, Rei Manaj “ngroh” motorët për sfidën ndaj Milanit

Te Specia mbërriti me bekimin e drejtuesve, por sidomos të trajnerit Tiago Mota. Ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin për Rei Manajn, nga i cili pret shumë siç e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp të së mërkurës pas humbjes me Juventusin.

manaj 1

15 minutat cilësore kundër “Zonjës së Vjetër” mund ta shtyjnë teknikun të besojë te shqiptari në ndeshjen e orës 15:00 kundër Milanit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë së bashku me Erliçin ndoshta do të jenë dy ndryshimet që mund të shohim në formacionin titullar të Specias krahasuar me daljen e fundit.

Në fakt, Giasi dhe Antiste duken të paprekshëm pas paraqitjes që bënë ndaj Juves, megjithatë Manaj ka mjaftueshëm përvojë për të qenë gati në momentin e nevojës së Specias në takimin e sotëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"