Tiago: Kur vitet kalojnë ti përpiqesh të fitosh sa më shumë, Liverpuli më përshkruan mua më së miri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 17:45

Tiago: Kur vitet kalojnë ti përpiqesh të fitosh sa më shumë, Liverpuli më përshkruan mua më së miri

Tiago Alkantara u zyrtarizua sot nga Liverpuli. Mesfushori spanjoll foli fjalët e para si lojtar i ekipit anglez.

tiago liverpul

“Kur vitet kalojnë, ti përpiqesh që të fitosh sa më shumë të mundesh, dhe kur fiton, ti dëshiron të fitosh më shumë. Mendoj se ky klub më përshkruan mua më së miri. Dua të arrij të gjitha objektivat, dhe të fitoj sa më shumë trofe. Mendoj se do jem shumë i lidhur me këtë klub. Duhet të përshtatem me ekipin sa më parë.

Do e ndihmoj skuadrën në fazën mbrojtëse, në fazën sulmuese si dhe në aspektin psikologjik. Tifozët nuk janë më të emocionuar se unë. Do jap zemrën në fushë për shokët e mi të skuadrës, klubin dhe tifozët”, ka thënë Tiago.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"