“T’i largohemi zonës së rënies nga Seria B”, Memushaj karikon skuadrën: Duhet të fitojmë patjetër takimin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 17:25


“T’i largohemi zonës së rënies nga Seria B”, Memushaj karikon skuadrën: Duhet të fitojmë patjetër takimin e parë

Futbollisti i Peskarës dhe kombëtares së Shqipërisë Ledjan Memushaj i bëri thirrje skuadrës italiane të luftojë për t’iu larguar zonës së rënies nga Seria B.
Ledian Memushaj
Veterani i mesfushës i konsideroi 10 ndeshjet e mbetura të sezonit si finale, por duhet të fitohet me patjetër ndeshja e parë e rikthimit nga karantina me Juve Stabian.

“Së pari, duhet t’i largohemi zonës së rënies nga kategoria, pastaj të mendojmë për objektivat tjerë. 10 finale? Patjetër, por fillimisht duhet të përqëndrohemi te ndeshja e radhës. Po mendoj për takimin me Juve Stabian. Renditja thotë se është një betejë për mbijetesën, kështu që duhet të fitojmë me patjetër”, deklaroi 33-vjeçari Memushaj.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com