“Ti je frymëzimi im”, Xheorxhina Rodrigez publikon foton e pare të Ronaldos me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 20:10

“Ti je frymëzimi im”, Xheorxhina Rodrigez publikon foton e pare të Ronaldos me COVID-19

Xheorxhina Rodrigez ka bërë publike foton e parë të bashkëshortit të saj Kristiano Ronaldo pasi u diagnostikua me COVID-19. Modelja argjentinase ka publikuar në profilin e saj “Instagram” një foto të kapur nga një bisedë në “video call” me yllin portugez, pas  njoftimit zyrtar nga kombëtarja e Portugalisë në lidhje me lajmin e prekjes me COVID-19.

georginagio_117982383_296921998230240_7159537830665161863_n-e1602606563446-780x439

“Ti je frymëzimi im” shkruan Xhorxhina në “Story” e saj. Në këtë foto Kristiano Ronaldo shfaqej i qeshur edhe për vetë faktin se është asimptomatik dhe nuk ka shfaqur probleme.  Vlen të theksohet fakti se ylli portugez do t’i mungojë ekipit të tij Juventusit për të paktën 10 ditët e ardhshme.

georginagio_121359792_634732017215282_2414102188558498275_n-1

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"