“T’i bëjmë tifozët të ëndërrojnë”, Brdariç flet para “klasikes” ndaj Tiranës: Ja pse besoj te fitorja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 10:46

“T’i bëjmë tifozët të ëndërrojnë”, Brdariç flet para “klasikes” ndaj Tiranës: Ja pse besoj te fitorja…

Te Vllaznia duken të karikuar në maksimum për sfidën klasike ndaj Tiranës. Trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve ku foli për këtë përballje tepër të rëndësishme për sa i përket ecurisë së kuqebluve. Rolin e përkthyesin në konferencën e 46-vjeçarit ditën e sotme e bëri mbrojtësi Eni Imami.

Brdaric56

SFIDA NDAJ TIRANËS- “Po e presim mirë, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët mezor e presin. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mij. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës”.

TIFOZËT SHKODRANË- “Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu”.

DËMTIMET- “Do flas për lojtarët që janë gati dhe sesi ta fitojmë këtë ndeshje. Dua që këta lojtarë të kenë ndjeshmëri për duelin”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"