Thyhet rekordi në Serinë A. Interi, specialist i i transfertave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:20

Thyhet rekordi në Serinë A. Interi, specialist i i transfertave

Miti i “faktorit fushë” përfundimisht ka perënduar? Me shumë mundësi, së paku për momentin, po edhe trendi i statistikave të këtij sezoni duket ta konfirmojë. Shembullin mund ta marrim shumë mirë me Serinë A: pas 29 javësh (dhe 2 ndeshjesh për t’u zhvilluar) të zhvilluara nga kampionati aktual, një nga të dhënat që dallohet në mënyrë të qartë i përket pikërisht numrit të lartë të pikëve të fituara në transfertë (më saktësisht 386), që përfaqëson një rekord të ri në absolut në Itali.
interi

Primati i mëparshëm pas 280 ndeshjeve të para në një kampionat të vetëm (379 pikë) u vendos gjatë edicionit 2017-’18. Krahasuar me të njëjtën periudhë mund të dallojmë edhe që rekordi i sukseseve jashtë fushe është kaluar (107). Për t’u nënvizuar edhe fakti që në 17 javët e fundit pikët e regjistruara nga skuadra të angazhuara në transfertë janë vetëm 3 më pak krahasuar me ato të totalizuara brenda fushe (234).
espozito interi
ZIKALTRIT ME RENDIMENT SUPER – Duke u nisur nga ideja që ndeshjet do të zhvilloheshin pa tifozë pas pandemisë “COVID-19”, kjo pasojë ishte disi e pritur. Deri në një tjetër njoftim në Serinë A, nëpër stadiume nuk do të lejohen tifozët deri në një rregullore të radhës. Kujtojmë edhe se pikët e fituara nga skuadrat në ndeshjet brenda fushe të këtij kampionati janë 413 nga 799 në total, ose më saktë 52%, përqindje vetëm pak më e lartë se ajo e pikëve të regjistruara nga skuadra të angazhuara në transfertë (48%). Interi i Antonio Kontes ndërkohë është skuadra që ka rendimentin më të mirë të turneut jashtë fushe me plot 32 pikë të fituara në 14 transferta. Të njëjtat pikë të Juventusit që i ka mbledhur, megjithatë, në një ndeshje më shumë. Ndjekin Atalanta (31) dhe Lacio (29).
INTERI

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"