Thyen stolat gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, arrestohet një tifoz dhe procedohet një tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 12:53

Thyen stolat gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, arrestohet një tifoz dhe procedohet një tjetër

Ditën e djeshme, është luajtur ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, në Korçë, e cila përfundoi me rezultatin 3-2.

Skenderbeu - Partizani

Policia me anë të një njoftimi bën me dije se ka arrestuar një shtetas dhe procedon penalisht një tjetër, për shkak se kryen veprime të dhunshme duke thyer stolat gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Gjithashtu policia bën me dije se ata kanë prishur qetësinë publike, duke duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Njofimi i policisë:

Policia e Shtetit, Korçë

Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë. 

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"