Thyen rregulloren, Sormani rrezikon të penalizohet për…”heshtje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 11:09

Thyen rregulloren, Sormani rrezikon të penalizohet për…”heshtje”

Trajneri i Partizanit ka harrur të flasë për mediat para ndeshjeve të radhës duke rënë në kundërshtim edhe me rregulloren e veprimtarisë së futbollit të Kategorisë Superiore.
Sormani Partizani
Në vend që të japë shembullin e tij si përfaqësues i një futbolli dhe kulture sportive të nivelit të lartë, italiani i kuq ia ka marrë dorën heshtjes duke mos u prononcuar për mediat para ndeshjeve.

Sipas rregullores, në Nenin 8, pika 3 shkruhet: “Trajnerët e ekipeve janë të detyruar të japin një prononcim të shkurtër për median 1(një) ditë përpara ndeshjes.

Refuzimi i intervistës do të jetë subjekt i masave disiplinore”. Sormani ka 3 javë që nuk flet para ndeshjeve, të cilat janë fituar në fund nga Partizani. Mbase kjo e ka bërë supersticioz edhe për Bylisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"