Thyen dorën mesfushori i Kombëtares, Panuçi sërish me dhimbje koke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 20:30

Thyen dorën mesfushori i Kombëtares, Panuçi sërish me dhimbje koke

Ditën e djeshme trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi bëri të ditur listën me lojtarët e grumbulluar për sfidat që do të zhvillojë në nëntor përballë Uellsit dhe Skocisë. Sigurisht që vëmendja është te ndeshja e dytë e cila është e vlefshme për ecurinë në Ligën e Kombeve.

Panuci

Ndërsa së fundmi ka edhe një lajm jo të mirë para këtyre ndeshjeve. Panuçi kishte grumbulluar edhe lojtarin Ylber Ramdani, por duket se nuk do ta ketë në dispozicion. Mesfushori ka marrë një dëmtim të hënë në ndeshjen kundër skuadrës së Horens dhe tashmë detyron Panuçin që të bëjë një zgjedhje tjetër. Kujtojmë se Ramadani aktivizohet te skuadra e Velje BK ku këtë sezon është aktivizuar për 14 ndeshje si titullar.

1521729521_ramadani

Ylber Ramadani është në listën e Kombëtares për ndeshjen me Skocinë dhe miqësoren ndaj Uellsit, por nuk do të jetë i gatshëm në dispozicion të trajnerit Panuçi. Kjo, për shkak se mesfushori ka pësuar një dëmtim të dorës gjatë ndeshjes me Ac Horsens të hënën, në të cilën ka vijuar të luajë i dëmtuar dhe me dorë të fashuar.

Të mërkurën i është nënshtruar një dnërhyrje kirurgjikale, e cila sipas mjekëve pritet ta mbajë pushim për rreth dy javë. Në këtë mënyrë ai humb ndeshjen e fundjavës kundër Midtjullandit dhe dy përballjet me Shqipërinë.

Mesfushori pritet që të rikthehet përsëri në fushat e lojës në 23 nëntor kur do të rifillojnë ndeshjet e kampionatit pas pushimit nga Kombëtaret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"