Thumbimi i Martinit ndaj Vllaznisë: Kjo ndeshje e tregoi se kush e meritonte titullin. Presim edhe dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 21:20

Thumbimi i Martinit ndaj Vllaznisë: Kjo ndeshje e tregoi se kush e meritonte titullin. Presim edhe dy lojtarë

Edi Martini ka festuar sot trofeun e katërt radhazi në një vit me klubin e Teutës. Me durrsakët ai ka fituar Kupën, Superkupën, titullin kampion e tashmë përsëri Superkupën. Një moment i jashtëzakonshëm për skuadrën durrsake e për vetë teknikun i cili tashmë u është përgjigjur edhe atyre që e kishin kritikuar apo kishin vënë në dyshim suksesin e durrsakëve.

martini

Në fjalët e tij për RTSH, ai theksoi se kjo ndeshje tregoi se kush e meritonte titullin e vitit të kaluar.

“Jemi në vazhdimësinë e lojërave të mira që kemi bërë. Kjo e tregoi se kush e meritoi kampionatin se kishte konkurrencë për titullin mes nesh. Shpresoj të ketë pëlqyer loja jonë.

Fillim i mbarë? Shpresojmë se edhe vitin tjetër e kemi nisur me trofe, fituam e dolëm kampionë. E dimë që është e vështirë, kampionati është i egër, ka ekipe të forta. Shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Merkato? Ne presim edhe një lojtar, ndoshta dy, kemi merkaton e hapur që të përmirësojmë. Edhe me këta që kemi jemi mirë. Kampionati është i gjatë, duhet të kompletojmë ekipin që të mos kemi probleme rrugës”, tha Martini në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"