Thuhet se janë drejt divorcit, pas Uandës reagon dhe Ikardi: Arsyeja pse ajo nuk më telefonoi ishte se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 14:45

Thuhet se janë drejt divorcit, pas Uandës reagon dhe Ikardi: Arsyeja pse ajo nuk më telefonoi ishte se…

Uanda Nara dhe Mauro Ikardi janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi flitet prej kohësh se modelja kërkon të divorcohet nga sulmuesi i PSG-së.

uanda-ikardi

Pas reagimit të Uandës, e cila preferoj të mos përgjigjeshe për këtë temë, ishte futbollisti i cili ka dhënë më pas versionin e tij, me anë të një posti në rrjetet sociale.

Fjalët e para për një divorc të mundshëm mes çiftit dolën kur Uanda shkoi në Ibiza me shoqërinë dhe Ikardi nuk ishte me të.

Për këtë argjentinasi u përgjigj: “Mjaft i ngatërruat gjërat. Arsyeja pse ajo nuk më telefonoi ishte për arsye teknike. Unë nuk shkova për arsye të tjera personale, sepse nuk doja ta lija stërvitjen me skuadrën. Për mua prioritet kryesor është futbolli, pasi ajo është puna që më paguan”.

Më pas ai shtoi: “Gjëja që unë nuk do ta tolerojë janë njerëzit që duan të më ulin figurën. Përpara se të shkruani ose të fshiheni pas një ekrani ose gazete, mësoni për realitetin. Nëse unë po shkoj sot në Ibiza me familjen është se në punën time kisha disa ditë pushim dhe të gjithë i kalojnë ato si të duan, me kë të duan”, përfundoi argjentinasi.

298108810_548932073689971_8526009685643820013_n

Ikardi gjithashtu postoi dhe shumë foto me Unandën dhe fëmijët e tyre në Instagram, si një shenjë për mediat që asgjë nuk ka ndodhur midis tyre.

LEXO EDHE: Divorci dhe akuza se tradhton Ikardin me një futbollist, flet Uanda Nara: Nuk mund t’ju gënjej, është situatë intime

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"