Thomas Strakosha, terapi në infermieri pas… gënjeshtrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:52

Thomas Strakosha, terapi në infermieri pas… gënjeshtrave

Pas akuzës së Masimo Brambatit dhe kundërpërgjigjes së vëllait të tij e mjekut të Lacios për denoncim në gjyq mbi pozitivitetin e mundshëm me “COVID-19”, për Thomas Strakoshën dje ka qenë një ditë vizitash në infermierinë e klubit.

Roma-Lazio-Strakosha

Fakti që portieri titullar i të kaltërve dhe i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka dashur që të reagojë mbi lajmin e shpërndarë me zë e figurë, dje ai është fokusuar te seanca riaftësuese lidhur me ënjtjen në kockën e gishtave të këmbës.

Gjithsesi, nga stafi mjekësor nënvizojnë se dëmtimi nuk është aspak serioz, por duke parë se pauza në Itali do të vazhdojë edhe për të paktën 3 javë të tjera (nëse kampionati nis më 13 qershor), doktorët e Lacios nuk kanë pse të nxitojnë që të vënë në punë 25-vjeçarin.

Thomas Strakosha gjithsesi pritet që t’u bashkohet shumë shpejt shokëve të skuadrës në stërvitje në ditët në vazhdim, duke qenë se në pritje të vendimit për të rinisur Serinë A, si Lacio ashtu sikurse të gjitha klubet e tjera kanë intensifikuar stërvitjet në grup, në orët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"