Thirrjet raciste nga tifozët e Atletikos së Madridit, çështja “Vinicius” përfundon në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 12:30

Thirrjet raciste nga tifozët e Atletikos së Madridit, çështja “Vinicius” përfundon në…

Ashtu siç ishte parashikuar, Prokuroria spanjolle ka çelur një hetim në lidhje me ngjarjet e ndodhura të dielën e kaluar në stadiumin “Metropolitano” në derbin e Madridit mes Atletikos dhe Realit të Madridit.

VINI 1

Thirrjet raciste të tifozëve “Colchoneros” në adresë të sulmuesit të Realit, Vinicius kanë tërhequr vëmendjen e opinionit në Spanjë, por dhe të organeve të tjera, teksa për çështjen ka folur dhe kryeministri i vendit.

Ndërkaq, mediat spanjolle kanë raportuar se tashmë prokuroria ka çelur një dosje dhe i ka kërkuar klubit të Atltikos dhe policisë spanjolle të gjitha provat materiale në lidhje me incidentet në Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"