Thirrje për protestë, ultimatumet e Elbasanit mbetën tentativa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 13:10

Thirrje për protestë, ultimatumet e Elbasanit mbetën tentativa

Ditën e ndeshjes me Shënkollin nga drejtuesit e klubit elbasanas ishte paralajmëruar një protestë para godinës së bashkisë me të gjitha ekipet që ka Elbasani, por kjo nuk ndodhi. Pati edhe një “ultimatum” nga presidenti Laze për bojkot të ndeshjes së fundit, por edhe kjo nuk ndodhi.
Elbasani-Shenkolli
Klubi kërkon që bashkia të reagojë dhe të bëjë pjesën e saj për Elbasanin, megjithatë “ultimatumet” mbetën vetëm tentativa. Ndoshta palët kanë pasur ditët e fundit ndonjë komunikim që nuk është bërë publik dhe mund të ketë një dakordësi për zgjidhjen e problemeve. Elbasani po vuan prej vitesh në të Parën, një situatë që nuk i shkon aspak për shtat këtij ekipi me emër, ndaj dhe që tani po bëhen lëvizje që kampionatit i ardhshëm ta gjejë atë pretendent serioz për elitën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"