Thirrja e ndjerë ish-portierit kampion: Akademitë e futbollit janë në kolaps, shteti të na ndihmojmë sepse po diskutohet ekzistenca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 23:02


Thirrja e ndjerë ish-portierit kampion: Akademitë e futbollit janë në kolaps, shteti të na ndihmojmë sepse po diskutohet ekzistenca

Ish-portieri i njohur i Elbasanit dhe Dinamos Elvis Kotorri ngriti alarmin e krizës së futbollit shqiptar pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Elvis Kotorri Elbasani

Nëpërmjet një mesazhi të ndjerë të publikuar në profilin e tij në Facebook, trajneri i moshave dhe pjesë e zyrës rajonale të kombëtares në Elbasan shprehet se prej kësaj krize rrezikohet të shkatërrohen akademitë e futbollit duke cënuar kështu ekzistencën e futbollit në vendin tonë, ndërsa shtoi se është papërgjegjshme që shteti po braktis sportin.

Deklarata e Elvis Kotorrit:

Akademite dhe shkollat e futbollit jane ne kolaps. Prej dy muajsh tashme nuk kemi me grumbullime. Dhe nuk dihet kur do vijne femijet ne seanca. Kjo na ka shkaterruar nga ana ekonomike.shume nga shkollat e futbollit nuk do hapen me nese nuk kemi mbeshtetje.

Ne I ndaluam seancat para se ti ndalonte qeveria. Sepse jemi te pergjegjshem dhe i duam femijet tane. Kemi arrite ne piken ku sna mbeshtet me njeri. Cfare do behet me familjet tona.nuk behet me fjale per respect e vleresim. Behet fjale per mbijetese ekonomike

Ne kemi qera per te paguar, paguajme pajisjet. U ndal cdo gje. Cdo event e turne. Skemi asnje mundesi tjeter. Nuk dime si do shkoje. Perjashtimi i sportit eshte i pabaze. Presim nga qeveria te tregohet e arsyeshme e te perfshije sportin ne pakete.

Une e kam friken edhe pas kessaj krize. Sa nga prindrit I kane tashme mundesit ti sjellin prape femijet?se edhe ata si ne jane. Shumica merrej me aktivitet privat.ata qe punojne ne shtet nuk kane me asnje mundesi.futbolli ka marre nje goditje te madhe.te jemi realiste, situata eshte kaotike.

Duam mbeshtetje nga opinioni publik.te gjithe e duan futbollin.kane luajtur vete apo cojne femijet ne futboll.pasioni per kete sport eshte me i madh se cdo qeveri.kane kaluar me dhjetra qeveri.futbolli mbetet. Tifozat mbeten.kjo mendesi qe le jashte futbollin eshte e rrezikshme. Eshte e papergjegjshme e pakta qe mund te thuhet.

kotorri

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com