Thirrja e ndjerë e Gjylës: Na duroni edhe 2 javë në Superiore!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2018 | 19:24

Thirrja e ndjerë e Gjylës: Na duroni edhe 2 javë në Superiore!

Lushnja ka marrë vetëm një pikë në pjesën e dytë të kampionatit, pikërisht nën drejtimin e trajnerit Gjyla, i cili ka 8 ndeshje në stolin verdhejeshil. Tekniku i lushnjarëve vijon të “grindet” për të tjera pikë. “Po na duket si bajate të vazhdojmë të themi, që kemi luajtur mirë, por nuk morëm pikë. Tani, po t’i vësh re këto ndeshjet e fundit, nuk është se e them vetëm unë, por, kjo flitet në të gjithë opinionin e futbollit shqiptar. Ka një ndryshim në lojë, ndodhin shumë gjëra. Megjithatë, nuk dua t’u hyj këtyre gjërave fare.

Ilir-Gjyla-Peqin-470x338

Në Kukës arbitri na mohoi një ‘derr’ penalltie. Në Laç ishim pa tifozë, por arbitri na ndëshkoi me një penallti kot. Aty filloi dhe kthesa e lojës. Për mua nuk ishte penallti fare. Ishte e dyshimtë gjatë lojës, por kur e shoh tani të përsëritur nuk ka lidhje me penalltinë. Jemi një skuadër që nga dita në ditë na shterojnë futbollistët. Jo vetëm që shterojnë, por duhet të bëjmë një punë maksimale, për t’i mbajtur nga ana psikologjike dhe nga morali. Sa vjen dhe ndeshjet mbarojnë, ndërsa futbollistët thonë: ‘ne kemi dalë’ apo ‘ne kemi ikur’ apo ‘ne kemi mbaruar’! ‘Pse duhet të lodhemi’! Megjithatë, në Laç, ne nuk kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.

Kemi bërë një pjesë të parë, kur në momentin që prisnim të shënonim, kemi pësuar një gol nga një pakujdesi e vogël, që kthehet në një gabim të rëndë. Kemi vazhduar të kërkojmë golin e barazimit. Në këtë moment që jemi më lart se kundërshtari, ndëshkohemi nga një 11- metërsh i paqenë. Një skuadër e tillë me këtë moral, me këtë gjendje, me këtë numër lojtarësh, me mungesa ndeshje pas ndeshjeje s’mundet ta rikthesh prapë në fushë. Po bëjmë përpjekje, për t’u rikthyer dhe nuk mund ta rikthesh dot 100 për qind. Kemi vendosur dhe nuk po pyesim se po humbim, të aktivizojmë ata lojtarë, që do t’i kemi për vitin tjetër. Në këtë kontekst, unë them që një skuadër që pretendon Europën në fush- ën e vet, normal që ka moralin më të lartë dhe është më e qetë pas shënimit të golave. Ka shumë gjëra brenda. Megjithatë, mendoj që të gjithë këto faktorë të bëjnë atë që nuk mund të dalësh dot me pikë. Plus dhe faktori i jashtëm. Një gjyqtar që të shkatërron lojën, të shkatërron dhe futbollistët brenda.

Nuk kam parë asnjë ndeshje të lojtarëve të mi, në të gjithë atë që kam ndjekur, një ekip kaq të acaruar brenda nga vendimet e gjyqtarit. Është e vërtetë që Lushnja ka dalë matematikisht, por jemi akoma brenda, jemi në lojë. Në momentin që luajmë, të na marrin si pjesë të lojës. Kur të mbarojë dhe ndeshja e fundit me Luftë- tarin, atëherë të na marrin si pjesë e Kategorisë së Parë. Derisa jemi, do të përgatisim Teutën, pastaj Luftëtarin. Tani Lushnja është pjesë e Superiores. Kur të iki, të iki”, u shpreh për “Panorama Sport” trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"