Thirrja e Gegës për klubin: Ja ku duhen përforcimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 14:17

Thirrja e Gegës për klubin: Ja ku duhen përforcimet

Trajneri Skënder Gega me sinqeritetin e tij u ka dhënë një mesazh të qartë drejtuesve të klubit pas humbjes 1-0 me Mariborin. Nëse kërkohet një Partizan më kualitativ, duhet patjetër që skuadra të përforcohet. “Sot për sot, ky është maksimumi ynë, sepse është shumë e thjeshtë ta dish se çfarë do marrësh. Besoj se me nivelin dhe skuadrën që kemi, bëmë maksimumin, ndaj them se jam i kënaqur. Të besosh është shumë mirë, por ka limite. Në këtë fazë ku jemi, ekipi është përgatitur në një periudhë shumë të shkurtër. Po të luash në fushë i disiplinuar, diferencat zvogëlohen. Treguam se me pak punë gjërat në futboll mund të ecin shumë më mirë”, u shpreh trajneri Gega fillimisht pas ndeshjes me Mariborin.

Gega2

KËRKESAT
– Gega mbetet ndër trajnerët e rrallë të Partizanit që flet publikisht pa droje se çfarë kërkon nga klubi. “Jo vetëm unë si trajner, po çdokush dëshiron të ketë lojtarët më të mirë të Superiores. Unë kam insistuar që në çdo repart mund të riparojmë për më mirë, por është një koordinim mes dëshirës dhe mundësive. I kam dhënë disa emra klubit, kanë pasur bisedime me lojtarë të ndryshëm. Për shumë arsye nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Si fillim, dua të kalojmë edhe pjesën e dytë të përballjes europiane, ku të parën me Mariborin e luajtëm në shtëpi. Pas këtij angazhimi do të jemi më të qetë, do të zhvillojmë një fazë përgatitore më të plotë dhe besoj e dëshiroj që të kemi prurje që bëjnë diferencën”, u shpreh më tej trajneri.

partizani

PËRFORCIMET-
Trajneri Gega pas humbjes me Mariborin tregoi edhe repartet që kanë nevojë për përmirësim te Partizani. “Mesfusha ka nevojë për përforcime, por do të ndërthuremi edhe me perspektivën. Asani dhe Bardhi janë lojtarë të rinj që janë në proces e sipër për të mësuar, ingranuar dhe për t’u bërë më profesionistë, meqë aftësitë individuale i kanë. Po erdhi dikush tjetër që ka kualitete dhe eksperiencë më të madhe, sigurisht që do të jetë detyra ime ta shkrij me grupin në funksion të ekipit. Kemi nevojë për përforcime në sulm. Çdo njeri, përfshi edhe veten time, ka nevojë për t’u rritur gjatë kohës”, u shpreh në fund të konferencës pas ndeshjes trajneri i “demave të kuq”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"