Thirrja e fortë e ish-lojtarit të Kombëtares: Mavrajn duhet “ta përcjellim”, ka dalë në pension

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 23:40

Thirrja e fortë e ish-lojtarit të Kombëtares: Mavrajn duhet “ta përcjellim”, ka dalë në pension

Salvador Kaçaj, ish-lojtari i Kombëtares dhe ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” nga gazetarja Daljana Sejdia në News 24, deklaron se Kombëtarja ishte totalisht e shturur në takimin ndaj Skocisë, dhe se përgjegjës kryesor për këtë situatë bën presidentin Duka.

salvador kacaj

“Panuçi nuk mund të vendosë epitete si shurdhë apo memecë për lojtarët. Kjo gjë nuk bëhet as në një ekip fshati, jo më në Kombëtare. Presidenti i FSHF është përgjegjësi kryesor për këtë situatë të Kombëtares. Panuçi nuk bën që të jetë as trajneri i tretë i Kombëtares, apo zëvendësues i pestë te trajnerët e Kombëtares. Që pas ndeshjes me Izraelin, ai nga Tel-Avivi duhej të shkonte në Itali. Presidenti thotë që do e marri vendimin pas miqësores me Uellsin. Kjo është një tallje, si nga ana e presidentit, ashtu edhe nga ana e trajnerit. Mavraj ka qenë promotori i humbjes. Nuk e di nëse mund të merret ai karton që herët, të godasësh kundërshtarin me kokë. Dhe më pas, pas ndeshjes, iu drejtua një gazetareje ‘o shoqe’. Ai ishte shkaktari i humbjes. Edhe Xhaka në mesfushë, luajti si një amator. Çdo gjë ishte e shturur, asgjë nuk shkonte.

Mavraj e ka mbyllur ciklin. Statusi i tij në Instagram nuk na thotë ndonjë gjë. Duhet t’i japim certifikatë, ta falenderojmë për atë që ka dhënë, dhe të largohet. Ka 3 vite që e dëmton Kombëtaren, me gabimet e tij. Ai ishte pa ekip, dhe tani në fund e mori Arisi. Ka plot qendër mbrojtës të tjerë, shumë herë më të mirë se Mavraj.

Vetëm në Shqipëri, unë të përmend 5, që luajnë në Superiore. Luajnë te Partizani, Skënderbeu, Flamurtari, dhe këto ekipe e kanë qendrën e mbrojtjes më të mirë se Kombëtarja. Edhe te rasti që në sekondat e para, që kapi topin me dorë, tregon që është në pension Mavraj.” – deklaroi Salvador Kaçaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"