Theu urdhrin e autoriteteve, arrestohet ish-kampioni i botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 23:37


Theu urdhrin e autoriteteve, arrestohet ish-kampioni i botës

Ish-kampioni i botës në maratonë Uilson Kipsang është arrestuar nga autoritetet keniane në qytetin e Itenit teksa shkeli urdhrin e qarkullimit nëpër qytet në kohën kur janë marrë masa izoluese kundër përhapjes së koronavirusit.

15859365191119

Ish-medalja e artë në maratonën e Berlinit në vitin 2013 u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë teksa u pa duke konsumuar alkool jashtë banesës së tij.

Sportisti po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, teksa është pezulluar nga aktivitetet sportive pasi rezultoi se kishte marrë substanca të ndaluara, ndërsa pak kohë më parë u përfshi në një aksident automobilistik.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com