Theu stolat e stadiumit “Air Albania”, arrestohet tifozi 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:16

Theu stolat e stadiumit “Air Albania”, arrestohet tifozi 19-vjeçar

Policia ka identifikuar dhe kapur në flagrancë një tifoz 19-vjeçar që theu stolat në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.stola

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë. Personi në fjalë është arrestuar, teksa Policia njofton se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dëmtuan stolat në stadioumin Kombëtar.

Njoftimi i policisë:

Kapet një tjetër person, për shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike.

Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, vihet në pranga 19-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit:

Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"