Theu rekordin e Maldinit, Bufon mendon për largimin nga futbolli: Do të luaj deri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 13:19

Theu rekordin e Maldinit, Bufon mendon për largimin nga futbolli: Do të luaj deri…

Gardiani veteran Xhanluixhi Bufon duket se mund të tërhiqet nga futbolli vitin e ardhshëm.
bufon

Pas fitores 4-1 dje në derbin e Torinos, portieri juventin paralajmëroi se do të luajë deri në moshën 43-vjeçare.

Me paraqitjen e djeshme në fushë, Bufon parakaloi ish-kapitenin e Milanit Paolo Maldini si lojtari me më shumë paraqitje në kampionatin italian  Seria A.

“Tani jam shumë i gëzuar, por ndjesia e rekordit nuk më ka prekur më parë. Kam qenë i shkujdesur dhe moskokëçarës. Të thyeja rekordin e Del Pieros për prezencën në stadium nuk ka qenë fare synimi im. Praktikisht, u tërhoqa nga futbolli dy vite më parë. E kuptoj se nëse kam motivimin e duhur mund të luaj edhe disa ndeshje pa problem. Do të jem këtu deri në moshën 43-vjeçare, por që kur kam mbushur 40 vjeç po i shikoj gjërat muaj pas muaji”, deklaroi njëri prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit Xhanluixhi Bufon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"