Theu “mallkimin” me Gallatasarain, ja reagimi i Milot Rashicës pas golit tij të parë në Superligën e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 21:48

Theu “mallkimin” me Gallatasarain, ja reagimi i Milot Rashicës pas golit tij të parë në Superligën e Turqisë

Milot Rashica ka shënuar golin e tij të parë në Superligën e Turqisë ndërkohë që Gallatasarai triumfoi 4-0 ndaj Giresunsporit.

Screenshot_10-13-600x360

Pas sfidës ai ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Futbollisti kosovar shkruan se: “I lumtur për tre pikët dhe golin e parë për Gallatasarain në Superligë”.

Rikujtojmë që futbollisti u transferua këtë verë te klubi i Gallatasarait, ku po lufton për një vend si titullar i përhershëm. Ai gjithashtu është pjesë e Kosovës dhe vazhdon të jetë një nga të preferuarit e tifozëve “dardanë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"